75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 20 Janar 2023 / k.v

Delegacioni ndërkombëtar arrin në qeveri, nis takimin me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin ndërkombëtar.

Tema kryesore do të jetë dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Në takim me Kurtin ndodhet përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ata që të gjithë erdhën në Kosovë me një aeroplan të qeverisë gjermane.

Ende nuk ka informacion nëse të njëjtit do të prononcohen para mediave pas takimit që pritet të zgjatë me orë./IndeksOnline/