18:39 / E Martë, 25 Prill 2023 / k.v

Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe

Fabrika e Prince Caffe në Pejë sot pati mysafirë të veçantë.

Ajo u vizitua nga një delegacion i Universitetit Drake nga shteti amerikan i Iowas, shoqëruar nga Ode Ekonomike Amerikane.

Drejtuesit dhe profesorët e këtij universiteti janë njohur nga afër me historikun e fabrikës, por edhe kompanisë Devolli Corporation në përgjithësi, ashtu si edhe për produktet e fabrikës të cilat zënë vend të rëndësishëm jo vetëm në tregun vendor, por edhe kanë pjesëmarrje të theksuar në totalin e eksporteve të vendit.

Përfaqësuesit e Universitetit Drake u mahnitën me teknologjinë dhe të arriturat e kompanisë, por edhe janë interesuar për të mësuar më shumë për nevojat e kompanisë në aspektin e fuqisë njerëzore dhe mënyrave se si ky universitet amerikan mund të ndihmojë Prince Caffe dhe Devolli Corporation në përgjithësi.

Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.