75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 16 Shtator 2022 / MSH

Delegacioni nga Katari i shkon në zyre ministres Hajdari, flasin për bashkëpunim

Ministrja Hajdari priti sot në takim delegacionin nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri.

Në takim mori pjesë edhe Autoriteti Investues i Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit, Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi, me të cilët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe për rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera.