07:42 / E Premte, 14 Korrik 2023 / L K

Delegacioni nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO sot qëndron në Kosovë, takon krerët e shtetit

Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO sot do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me zyrtarë të lartë shtetërore dhe me përfaqësues të institucioneve të sigurisë.

Pas takimit me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, të dy delegacionet do të mbajnë një konferencë për media duke filluar në orën 09:20.

Pas konferencës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e pret në takim delegacionin nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Pastaj delegacioni i Belgjikës në AP të NATO-s takon kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrime Evropiane.