75 Mall Live Search
08:40 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / MSH

Delegacioni nga Portugalia viziton Kosovën

Një delegacion i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë, do të vizitojë sot Kosovën.

Ky delegacion do të pritet nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, njofton Kuvendi i Kosovës.