Delegatët e UIAA vizitojnë Birra Peja – Simbolin e Cilësisë dhe Traditës Kosovare
Delegatët e UIAA – International Climbing and Mountaineering Federation zhvilluan sot një vizitë të veçantë në Birra Peja, markën ikonë të Kosovës dhe një nga produktet më të njohura të rajonit.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e UIAA u njohën me historinë, traditën dhe procesin modern të prodhimit të Birra Peja, një markë që prej dekadash ka ruajtur cilësinë, autenticitetin dhe lidhjen e fortë me qytetin e Pejës.
Ata panë nga afër linjat bashkëkohore të prodhimit, standardet e larta të kontrollit të cilësisë dhe përkushtimin e stafit profesional që qëndron pas çdo shisheje dhe kanaqe të prodhuar.
Birra Peja është sot një nga brandet më të respektuara të Kosovës, që ka arritur të ndërtojë një identitet të fuqishëm përmes traditës, inovacionit dhe lidhjes me konsumatorin lokal dhe ndërkombëtar.
Pas turit, delegatët shijuan një drekë tradicionale kosovare, ku Birra Peja shoqëroi në mënyrë të përsosur ushqimet vendase dhe atmosferën mikpritëse që e karakterizon qytetin e Pejës.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të UIAA 2025, që po mbahet në Kosovë, duke përforcuar imazhin e vendit si një destinacion që kombinon traditën, cilësinë dhe kulturën mikpritëse

