75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 18- të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Të shtunen, Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Alban Shala.

Ferizaji – Llapi është ndeshja tjetër që zhvillohet ditën e shtune.

Gjyqtari Visar Kastrati do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Kampioni në fuqi, Drita këtë javë do të jetë mysafire e Malishevës.

Kjo përballje do të gjykohet nga Genc Nuza.

Vigan Ibërdemaj do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Gjilani – Prishtina e Re, derisa Burim Jahmurataj do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Dukagjini – Ballkani, ndeshje që zhvillohen ditën e diel./IndeksOnline/