75 Mall Live Search
19:57 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / Gj Sh

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Java nis me ndeshjen Malisheva – Dukagjini, e cila zhvillohet ditën e shtune, nga ora 13:00.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Egzon Dakaj.

Të dielen, në të njëjtin orar, zhvillohen tre ndeshje të tjera.

Skuadra e Gjilani do të jetë nikoqire e Prishtinës, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari, Eridon Podvorica.

Mervan Bejtullahu do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Llapi.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Llapit dhe Dritës.

Kjo përballje do të gjykohet nga Alban Shala.

Ndeshja e fundit e kësaj jave zhvillohet ditën e hënë, mes Drenicës dhe Prishtinës së Re.

Visar Kastrati do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshje./IndeksOnline/