Delegohen gjyqtarët për xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 24-të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Tre ndeshje zhvillohen ditën e shtune, derisa dy të tjera të dielen.

Derbi i kësaj jave zhvillohet mes dy skuadrave pretendente për titullin e kampionit, Ballkanit dhe Drtitës, ditën e diele, duke filluar nga ora 13:00.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Visar Kastrati.
Një ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Llapit.
Kjo përballje do të gjykohet nga Genc Nuza./IndeksOnline/

