Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e 12-të të Superligës
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 12- të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Java nis me ndeshjen Ballkani – Ferizaji, e cila zhvillohet ditën e shtune, më fillim nga ora 13:00.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Lirim Jashari.
Të shtunën nga ora 18:30, lideri aktual i tabelës, Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Gjyqtari Erdall Zasella do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Të dielen, ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Dritës dhe Llapit.
Kjo përballje do të gjykohet nga Burim Jahmurataj.
Egzon Dakaj do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Dukagjini – Malisheva, derisa Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica./IndeksOnline/


