Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e katërt të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro zhvillohen ditën e diel.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 15:00, Ballkani e pret skuadrën e Drenicës.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Mentor Ajeti.
Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Dukagjinit dhe Ferizajit.
Egzon Dakaj do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Në qytetin e Gjilanit, zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Alban Shala.
Ndërsa ndeshja tjetër e ditës së diel e cila zhvillohet në të njëjtin orar, luhet midis Prishtinës së Re dhe Llapit.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati.
Ndeshja e fundit e kësaj jave, zhvillohet nga ora 20:15, mes Prishtinës dhe Dritës.
Gjyqtari Genc Nuza do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje./IndeksOnline/
