75 Mall Live Search
19:22 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Gj Sh

Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e nëntë të Superligës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore padyshim do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Lirim Jashari.

Një përballje tjetër interesante do të jetë ajo mes Drenicës dhe Prishtinës.

Gjyqtari Bardh Ajeti do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje./IndeksOnline/