09:53 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Delfinët dhurojnë spektakël në detin e Vlorës/ Mahniten turistët

Teksa po ktheheshin nga ishulli i Sazanit turistët në një gomone mahniten nga bukuria e krijesave në gjirin e Vlorës.

Delfinët karakteristik për këtë stinë në detin e Vlorës kanë dhuruar spektakel përpara tyre. Një familje delfinësh e cila po lundronte njëkohësisht me gomonen në fjale ka kërcyer pak metra larg tyre.

Pasagjerët suprizohen nga kërcimet e tyre teksa dëgjohen në videot edhe fjalët që ata shprehin duke u ndjerë të mahnitur nga bukuria e tyre.