75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Deliq-Kurtit: Me të dëgju ty, krejt udhëheqësit e Kosovës duhet me i pushkatu

Përfaqësuesi i partisë ‘Ura’ e komunitet boshnjak nga Mitrovica, Sadik Deliq, ka thënë se Albin Kurti kërkon pushkatimin e gjithë udhëheqësish së Kosovës.

Ai ka thënë se nëse ka konsensus që të shkohet në zgjedhje edhe kjo parti do ta mbështeste një gjë të tillë, por sipas zotit Deliq, ‘më së shumti që vuajnë janë qytetarët’.

“Mi ndëgju qito fjalë të tina (Albin Kurtit) krejt udhëheqësin e Kosovës duhet mi qitë në pushkatim se janë shumë të randa. Unë si qytetar i Kosovës nëse ka ba parlamenti qito gabime jam për me u rrëzu qeveria menjëherë. Nuk kanë luftu qytetarët e Kosovës mu shty me njani tjetrin por për një jetë më të mirë. Është Kuvendi, nëse nuk dini me i përfaqësua atje interesat e juva atëherë jepni dorëheqje. Nëse keni konsensus të mirë, e keni mbështetje. Po çfarë dobie kena na me rrëzu këtë qeveri e me shku në zgjedhje çdo shtatë muaj”, ka thënë Deliq.