12:10 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deliu-Kodra: Albin Kurti tha se duhet edhe 50 tjera t’i kallim (Foto)

E dëmtuara në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës ku po akuzohen deputetët e VV-së , Blerta Kodra Deliu, ka dhënë deklaratë para gjykatësit në seancën ndaj deputetëve të VV-së.

“Është bërë ekzaminimi dhe ekipi mjekësor ka konstatuar që duhet të trajtohemi në QKUK. “Kam kqyr qysh me dal vet prej Kuvendit dhe nuk kam kqyr se çka është duke u biseduar në ato momente”, ka deklaruar Deliu- Kodra, raporton Indeksonline.

Kur është pyetur se çfarë ka dëgjuar në ato momente në seancë nga të akuzuarit, ajo ka thënë: “Unë kam dëgjuar duke dal nga ulësja ime e Kuvendit se Albi ka thënë së duhet edhe 50 qesi tjera për më i kall”.

Deliu-Kodra ndër të tjera ka deklaruar para trupit gjykues se gazt lotësjëllës është hedhur edhe në seancat e tjera, por saktësisht me data nuk me kujtohet./Indeksonline/