75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 11 Korrik 2025 / k.v

Deliu thërret për protestë kundër VV-së, akuzon pengim të Kuvendit dhe uzurpim të institucioneve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për protestë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për pengimin e punës së Kuvendit dhe uzurpim të institucioneve.

Ajo e përshkroi situatën si një bllokadë të qëllimshme që dëmton demokracinë dhe i fyer qytetarët, duke kërkuar mobilizim kundër partisë që, sipas saj, po mban peng institucionet dhe nuk i intereson jeta e qytetarëve.

“Sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre përfaqësues, ky mandat nuk na është dhënë nga një parti politike, por na është dhënë nga qytetarët, ndaj të cilëve ndjejmë obligim dhe përgjegjësi qytetare. Sot nuk po flasim për ndonjë keqkuptim teknik, sot kemi të bëjmë me një bllokadë të qëllimshme dhe përpjekje të qartë për ta shtypur pluralizmin politik, për të uzurpuar shtetin përmes kontrollit total mbi institucionet e Kosovës, dhe kjo natyrisht që është një shkelje flagrante e rendit kushtetues, është një sulm i paparë mbi demokracinë dhe është një fyerje për qytetarët e zakonshëm të vendit. Fjala ime sot është një protestë, një protestë ndaj një partie e cila e ka marr peng këtë Kuvend, protestë ndaj pushteti që fare s’i intereson jeta e rëndë që përballen qytetarët e Kosovës, i intereson vetëm ruajtja e karriges”, tha Deliu-Kodra