75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 09 Shtator 2022 / B O

Lumi që po bën lum te Ballkani, sinjal i mirë për selektorin Giresse

Ballkani ka bërë një paraqitje të dinjitetshme mbrëmë ndaj Cluj në ndeshjen e parë historike për futbollin kosovar në garat evropiane. Djelmoshat e Ilir Dajës ishin fantastikë në çdo fazë, por që nuk patën fatin e duhur për të marrë 3 pikët.

Një nga ata që shkëlqeu në këtë takim ishte Lumbardh Dellova. Qendërmbrojtësi ishte i pakalueshëm në fazën defanzive, ndërsa nuk ndalej me pasime të sakta në secilën anë të fushës.

Si një lider i përmasave të mëdha, paraqitja e Dellovës mbrëmë dhe kohëve të fundit është një sinjal i fuqishëm edhe për selektorin Giresse.

Vetëm 23 vjeçar, ish-futbollisti i Hajduk Splitit është një nga lojtarët më në formë shqiptar.

Paraqitja e tij është vlerësuar edhe nga analistët futbollistikë./Indeksonline/