Dellova, forca e shtuar e Kosovës, e fton Giresse

Futbollisti i cili po shkëlqen te Ballkani, Lumardh Dellova, pritet të jetë i ftuar nga trajneri i Kosovës, Alan Giresse, për ndeshjet e radhës ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Qendërmbrojtësi pati paraqitje fantastike në ndeshjet e Ballkanit gjatë garave evropiane, ndërsa mbrëmë realizoi edhe një ndeshje shumë të mirë kundër CFR Cluj, në Conference League, shkruan IndeksOnline.
Paraqitjet e tij të mira te Ballkani, si duket ia kanë mbushur mendjen edhe teknikut francez, i cili llogarit në shërbimet e tij për dy ndeshjet e radhës të kosovës që do ti luaj gjatë muajit shtator.
Së fundi gazetari kosovar Arlind Sadiku, ka njoftuar se Dellova ka marr ftesë nga Giresse, për ndeshjet e radhës ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros.
23 vjeçari është vlersuar lart edhe nga shumë analistë të futbollit, ku pas paraqitjeve fantastike, kanë bërë thirrje vazhdimisht që Dellova të ftohet nga Alan Giresse./IndeksOnline/