Dellova: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje

Skuadra e Ballkanit nesër luan ndeshjen e parë në grupet e Conference League.
Ballkani dhe Cluj takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45, në kuadër të grupit C.
Para kësaj ndeshje, mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova u paraqit për media.
Ai tha se janë përgatitur maksimalisht për këtë duel.
“Duke pasur parasysh kualitetet e kundërshtarit, ne jemi përgatitur dhe do të japim maksimumin në këtë duel”, tha Dellova para mediave./GazetaBlic Sport/