75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Dellova, lojtari i tretë më i shtrenjtë që largohet nga futbolli kosovar

Lumbardh Dellova sot gjatë ditës bëri të ditur klubin e tij të ri, që është CSKA Sofia nga Bullgaria.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është bëri lojtari i tretë më i shtrenjtë që është larguar nga elita e futbollit vendor, shkruan Indeksonline

Sipas “Telegrafit”, Ballkani pritet të përfitojë plotë 350 mijë euro nga shitja e lojtarit, plus ka mbajtur 10 për qind të kartonit.

Dellova tani bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë që është larguar nga Superliga e Kosovës. Vendin e parë e mban ish-sulmuesi i Llapit – Muhamet Hyseni me 650 mijë euro.

Kurse vendin e dytë e mban Albion Rrahmani, me 600 mijë euro nga Ballkani në Rapid Bucuresti./Indeksonline/