17:38 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Dellova: “Nuk kam provokuar askënd, thjesht kam qenë shumë i lumtur dhe kam festuar”

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova, sot ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Prishtinës, pas paraqitjeve brilante në mbrojtje, ai sot u theksua edhe si golashënues i spikatur.

KF Trepça 89 pas ndeshjes akuzoi Lumbardh Dellovën se provokoi kryesinë e klubit pas ndeshjes, shkruan IndeksOnline

Rreth kësaj ka reaguar mbrojtësi i Prishtinës duke mohuar këtë.

“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, ka thënë Devolla