Dellovës nuk i shkoi mirë sot, u ndëshkua me karton të kuq/ Bytyqi bëri asist

Skuadra e CSKA Sofia ka shënuar fitore 0:2 ndaj Beroe në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit bullgar.
Lumbardh Dellova, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan Indeksonline
Ndërkohë, lojtari tjetër kosovar, Zymer Bytyqi bëri asist te goli i shënuar nga Pittas në minutën e 72’të.
Kujtojmë që skuadra e CSKA Sofia është në pozitën e tetë në tabelë me 36 pikë./Indeksonline/