21:33 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018

Demaku: Rasti “Drenica” u montua për të vazhduar misioni i EULEX-it në Kosovë

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për rastet e famshme gjyqësore “Drenica 1” dhe “Drenica 2”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku, një ndër të akuzuarit në rastin “Drenica 2”, për vrasje, rrahje e tortura ndaj civilëve gjatë luftës, ka thënë se rasti ka qenë i montuar.

Sipas tij, kjo është bërë vetëm e vetëm për të vazhduar misioni i EULEX-it në Kosovë.

Më herët, Demaku ka deklaruar se të akuzuarit në rastin “Drenica 2” janë “dënuar me dëshminë e një dëshmitari”.

Sipas Demakut, personi që i ka akuzuar ka probleme mendore, sikur edhe familjarët e tij.

Temat:
Mos i humb