18:06 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Demalijaj: Ta ulim zërin me akuza për turqit, keni kujdes me deklaratat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demalijaj ka komentuar depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, gjatë javës së kaluar.

Ai në fjalimin e tij gjatë seancës plenare ka thënë se kërkesat për seanca po ikin dhe disa po janë jashtë procedurave dhe përmbajtjes, raporton Indeksonline.

Sipas tij, deputetët nuk duhet të luajnë rolin e tupanxhiut me bo zhurmë, duke e ditur historikun e zhvillimit të vendit.

Ja një pjesë nga fjalimi i Demalijajt:

Në qeveritë kur nuk i ka drejtuar Ramush Haradinaj kemi parë polic të vrarë të Kosovës, polic të shtrirë e të arrestuar nga pala serbe, është akuzuar shteti për vrasje politike dhe kemi pa gjithçka, kemi pa persona të arrestuar në Klinë nga FBI-ja vitin e kaluar dhe askush nuk ka guxu me u ndi as me e hap gojën.

Ne e dimë kush e mbikëqyr sigurinë tonë territoriale, kemi NATO, KFOR-in turk, inteligjencën turke, madje kemi kompanitë më të mëdha që ata i menaxhojnë në Kosovë.

Asnjë nuk folët si ndjehen qytetarët turq në Kosovë, edhe ata kanë kërkesa legjitime.

Dëgjova që presidenti turk këtu quajt diktator, kush po ia vendos atij diktaturën, neve a?

Duhet pasur kujdes në deklarime sepse jemi zgjedh nga populli, duhet pasur kujdes në fjalorin, në ato që kemi pranuar të na depërtohen brenda, keni lënë shoqata në vend të hyjnë.

Shteti ka 10 vite pavarësi dhe mekanizmat tona të sigurisë e dimë të gjithë që janë të brishtë.

E dim kur është themelu AKI-ja , e dim bashkëpunimin e saj me forcat tjera, është shumë lojë e keqe që dikush qon lajme dhe i drejtohet Erdoganit, i cili pastaj i drejtohet Haradinajt me kërcënime.

Kujdes sepse sot Edrogani u taku me Putinin, dhe pastaj Putini u takua me Trumpin.

Ta ulim zërin dhe të kemi kujdesin më të madh sepse po na pengohet rruga drejt integrimit.

Akuza që Thaçi ka dhënë koka njerëzish është akuza më e rëndë që kam dëgjuar deri më sot.

Qeveritë në Kosovë do të shkojnë e dot vijnë, kërkush se ka vendin me tapi.

Të ndihmojmë vendin, të dalim nga teoritë konspitatrive, ju po i dini të gjitha dhe s’po i flisni.

Interpelanca është e drejt dhe duhet të bëhet hetim, por duke dashur të dimë më shumë edhe po e teprojmë.

Ne duhet ti drejtohemi me respekt dashuri republikës. /Indeksonline/