Demantohet Agim Ademi, mediumi zviceran zbulon futbollistin që refuzoi ftesën e Kosovës!

Tri ekipe kombëtare të futbollit po e përcjellin me vëmendje zhvillimin e një futbollisti shqiptar.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Luzernit, Lorik Emini.
21 vjeçari e ka pranuar faktin se një herë e ka refuzuar ftesën e trajnerit Bernard Challandes, pasi ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojë, transmeton Indeksonline.
“Unë thjesht dua të zgjedh midis Kosovës dhe Zvicrës. Në vjeshtën e kaluar më ka ftuar Challandes te Kosova A por e kam refuzuar” deklaroi Emini për ‘Sport’.
Kjo deklaratë e 21 vjeçarit, demanton presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, që para pak ditësh theksoi se asnjë futbollistë kurrë nuk e ka refuzuar ftesën e Kosovës.
/Indeksonline/