75 Mall Live Search
17:25 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Demanton LDK: Komisioni i Venecias nuk ka kërkuar përsëritjen e garës mes Ahmetit dhe Abrashit

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë demantuar lajmin se kinse Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritjen e garës të balotazhit për Prishtinën ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqi ka thënë se partia e tij e demanton një lajm të tillë i cili ka qarkulluar gjatë ditës.

Sipas tij, LDK si parti serioze nuk bënë- shpërndarjen e lajmeve të paverifikuara.

“LDK demanton nje lajm i cili ka qarkulluar gjatë ditës, lidhur me gjoja një Rekomandim të Komisionit te Venecias, lidhur me ankesen e bërë nga kandidati i LDK-së për Prishtinë Arban Abrashi bërë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. LDK si parti serioze nuk bënë-shpërndan lajme të paverifikuara. Ne kemi Forumet tona zyrtare, kemi zyrën për komunikim me media”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Beqiri ka bërë me dije se si subjekt politik janë duke pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Këto janë spekulime dhe të pavërteta, ky lajm nuk ka lidhje me LDK-në. Cilido individ apo grup jo zyrtar, i pautorizuar, që flet, shkruan në emër të LDK-së, ai apo ata nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të LDK-së thjesht janë manipulate. Ne si subjekt politik jemi duke pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vetëm kaq,asgjë më tepër”, ka shtuar ai tutje./Indeksonline/