16:29 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Demanton Rrahman Rama: Salih Mustafa s’është arrestuar në zyrat e FSK-së!

Gjatë ditës së sotme është arrestuar ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa. Kështu ka njoftuar Gjykata Speciale duke thënë se Mustafa është arrestuar pas konfirmimit të aktakuzës.

Në disa media u tha se Mustafa u arrestua në zyrat e FSK-së, mirëpo kjo del të jetë e pavërtetë.

Indeksonline ka kontaktuar me gjenerallejtënant, Rrahman Ramën i cili tha se Salih Mustafa është arrestuar në shtëpinë e tij.

“Salih Mustafa nuk u arrestua në zyrat e FSK-së, por në shtëpinë e tij”, tha shkurt Rama.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Gjykata Speciale konfirmon aktakuzën e parë për krime lufte – Salih Mustafa  i akuzuari i parë nga Haga

Por kush është Salih Mustafa?

Mustafa ishte shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit.

Salih Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës./Indeksonline/