Dembele dhe Greenwood me numër të njëjtë të golave, por kjo është arsyeja pse sulmuesi i PSG-së fitoi ”Këpucën e Artë”

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele ka fituar ”Këpucën e Artë” në Ligue 1, për sezonin 2024/25.
Francezi pati një sezon fantastik, duke shënuar 21 gola dhe e dërgoi PSG-në drejt titullit të Kampionit, shkruan IndeksOnline.
Numër të njëjtë të golave të shënuar kishte edhe futbollisti i Marseille, Mason Greenwood, i cili u barazua me Dembelen në ndeshjen e fundit.
Por edhe pse Dembele dhe Greenwood kishin gola të barabartë të shënuara, ky çmim i takoi sulmuesit të PSG-së, e kjo e ka edhe një arsye.
Francezi e fitoi ”Këpucën e Artë” falë një numri më të ulët të penalltive të konvertuara në gol.
Renditja e golashënuesve të sezonit 2024-2025
- Dembélé (PSG) 21 gola
- Greenwood (OM) 21
- Kalimuendo (Rennes) 17
- David (Lille) 16
- Lacazette (OL) 15
- Emegha (Strasburg) 14
- Barcola (PSG) 14
- Ajorque (Brest) 13
- Gouiri (OM) 13
- Biereth (Monako) 13
/IndeksOnline/