16:56 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dembele dhe Pique, çuditërisht në listën e të grumbulluarve ndaj Getafes

Ousmane Demble është thirrja surprizë e Barcelonës për takimin ndaj Getafes këtë të dielë.

Pothuajse një muaj pas lëndimit ndaj Real Sociedad, Dembele do të jetë në listën të grumbulluarve të Valverdes për ndeshjën e kësaj jave.

Surprizë e madhe është edhe prania e Gerard Pique, megjithëse nuk u trajnua me ekipin për shkak të një problemi në gju.

Nga ana tjetër, Valverde nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në dy futbollistë tjerë: Vermaelen dhe Umtiti. Belgu mungon për shkak të një lëndimi në gishtin e këmbës së tij të majtë, ndërsa francezi është i suspenduar.

Lista e plotë e të ftuarve për ndeshjen kundër Getafe janë: Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Piqué, Rakitic, Busquets, Iniesta, Luis Suárez, Messi, Dembelé, Coutinho, Paulinho, Alcácer, Alba, Digne, Sergi Roberto, Aleix Vidal dhe Yerry Mina. /IndeksOnline/

Temat: