75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dembele: Do të luftoj për të ardhmen te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele insiston që është duke menduar vetëm për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Nuk po mendohet që Dembele do të këtë vend në formacionin e parë pas arritjes së sulmuesit, Antoine Greizmann.

Francezi tha se gara nuk  e frikëson  dhe  se do të bëjë me të mirën, transmeton Indeksonline.

“Nuk me intereson kush vjen, gara nuk më frikëson, do të luftoj për të pasur sukses”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjithashtu tha se do të qëndroj te Barcelona dhe të bëj ëndrrën e tij realitet që është fitorja e Topit të Artë./Indeksonline/