75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / C E

Dembele largohet nga ekipi i Francës në Euro 2020

Ousmane Dembele është detyruar të tërhiqet nga ekipi kombëtar i Francës në Euro 2020, për shkak të një lëndimi në gju, njofton Federata e Futbollit e Francës.

Anësoi i Barcelonës e pësoi një dëmtim në gju në barazimin e Francës 1:1 me Hungarinë të shtunën dhe si pasojë do të mungojë në pjesën e mbetur të turneut.

Lajmi u konfirmuar nga federata franceze në rrjetet sociale.

Pasi e lëndoi gjurin në barazimin 1:1 me Hungarinë, Ousmane Dembele do të mungojë për pjesën e mbetur të Euro. Ne i urojmë shërbim të shpejtë Osmanes!”, thuhet në njoftimin e Francës.