12:25 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Dembele një lojë PO, katër JO, lëndohet përsëri, ky fatzi

Ousmane Dembele vazhdon të jetë i pafat me lëndime. Ylli i Barcelonës është paraqitur pak minuta në ndeshjen ndaj Lyon, por kaq i ka mjaftuar për tu lënduar përsëri.

Testet mjekësore në mëngjesin e sotëm kanë treguar se futbollisti francez ka lëndim muskular në këmbën e majtë. Dembele pritet të jetë 1 muaj jashtë fushave.

Ky është lëndimi i dytë brenda një jave për sulmuesin francez pasi i lënduar e ka lëshuar fushën edhe në ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Vallecanos.

Dembele dje ka shënuar një gol ndaj Lionit, pak minuta pas inkuardimit në lojë./Indeksonline/