75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

Dembele nuk është në listën e PSG-së, a është “kursyer” për “Topin e artë”?

PSG-ja do të zhvillojë sonte ndeshjen e “Le Classique” ndaj Olympique Marseille.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillojë mbrëmë, por moti i lig në Marseille bëri që ndeshja të anulohej.

Kjo do të zhvillohet sonte, në të njëjtën kohë sikurse ceremonia e “Topit të artë”.

Klubi parisien publikoi edhe listën për këtë ndeshje, me tre yjet si Ousmane Dembele, Joao Neves dhe Desire Doue që nuk do të marrin pjesë shkaku i lëndimeve të tyre.

Mirëpo treshja pritet që të jetë prezente në Paris, si të vetmit përfaqësues të kampionëve të Evropës.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet sonte në “Velodrome”, me fillim në orën 20:00./IndeksOnline/