07:48 / E Martë, 14 Qershor 2022 / AR

Dembele nuk qëndron te Barcelona

Barcelona me shumë gjasë do të jetë pa Ousmane Dembele sezonin tjetër.

Anësori francez akoma vazhdon të hezitojë për nënshkrimin e kontratës së re dhe gjërat kanë shkuar deri në atë pikë ku Barca nuk do të takojë më përfaqësuesit e tij.

Nga burime të afërta me klubin raportohej se Barca ka bërë ofertën e fundit dhe nuk ka më shumë për t’i thënë Dembeles.

Sot raportohet se Dembele do të largohet nga ‘Camp Nou’, nëse nuk ka ofertë tjetër – më të mirë për të.

Një nga skuadrat që është më afër nënshkrimit të Dembele është skuadra e Chelsea.