75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / C E

Dembele nuk rinovon me Barcelonën, do të nënshkruaj me Newcastle

Sipas TodoFichajes, Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën dhe në fund të sezonit do të jetë lojtar i Newcastle.

Francezi ka kohë që po negocion me skuadrën katalanase për gjetjen e një marrëveshje, por bisedimet kanë ngecur së fundmi. Situata e vështirë financiare e klubit së bashku me kërkesat e larta të lojtarit e bëjnjë marrëveshjen të pamundur.

Me sheikët e Arabisë Saudite që po synojnë një krijojnë një erë të re te Newcastle, bordi i ri dëshiron që sezonin e ardhshëm ta fillojnë fuqishëm, e padyshim që Dembele do të ishte një përforcim i mirë.

Bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe Newcastle kanë kanë vazhduar prej ditësh dhe marrëveshja është drejt zyrtarizimit. Klubi do t’i ofrojë lojtarë një pagë prej 15 milion eurosh në sezon.