75 Mall Live Search
16:08 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dembele përsëri me probleme, Barcelona e “penduar” për transferimin e tij

Nëse është një futbollist për të cilin Barcelona është penduar që e ka transferuar, ai mund të jetë Ousmane Dembele.

Kjo për arsye që futbollisti më shumë është duke qëndruar jashtë fushës për shkak të lëndimeve se sa po luan me katalunasit.

Kështu edhe nga stërvitjet e sotme ai u detyrua që të largohet, klubi katalunas tregoi se Dembele u largua për shkak që nuk u ndje mirë dhe ishte frikësuar se lëndimi i tij ishte rikthyer përsëi.

Gjatë seancës stërvitore këtë mëngjes, Ousmane Dembele ndjeu një siklet në këmbën e djathtë si pasojë e lodhjes së muskujve,” u deklarua Barcelona.

Dembele nuk ka luajtur me Barcelonën që nga 27 nëntori dhe pritej të rikthehej në skuadër këtë muaj./Indeksonline/.