Dembele publikon në rrjetet sociale fanellën e Messit

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes PSG-së dhe Inter Miamit.
Dhe kampionët e Evropës nuk lanë vend për surpriza, pasi që mposhtën Inter Miamin e Messit me rezultat të thellë 4-0.

Dhe pas ndeshjes ylli i PSG-së, Ousmane Dembele publikoi një foto interesante në Instagram, ku tregoi fanellën e plotë të Messit përfshirë shorcet dhe këpucët e tij.
Kujtojmë se PSG-ja, në çerekfinale të Botërorit të Klubeve do të përballet ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munichut./IndeksOnline/