Dembele shpëton Barcelonën, katalunasit hap gjigant drejt titullit

Klubi i Barcelonës ka arritur të shënoj fitore tejet të vështirë kundër skuadrës së Valladolidit.
Katalunasit fituan me rezultat 1:0. Goli erdhi në minutën e 90-të, ku Dembele arriti që me një goditje brenda zonës të mposhtë Masipin, transmeton Indeksonline.
Me këtë fitore, Barcelona ka 65 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid që është në vendin e parë.
Valladolidi mbetet në kuotën e 27 pikëve dhe në pozitën e 16-të./Indeksonline/