75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / G T

Dembele tregon se është në formë para duelit me Liverpoolin, shënon dy gola me PSG-në në Ligue 1

Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Rennes me rezultatin 1:4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligue 1.

Dy gola në këtë përballje i shënoi Ousmane Dembele, shkruan Indeksonline

Dy golat tjerë për PSG-në i shënuan: Barcola dhe Ramos.

Sulmuesi francez, Dembele gjatë këtij sezoni në të gjitha garat ka shënuar 28 gola dhe ka bërë gjashtë asiste në 35 ndeshje.

Ai sonte e konfirmoi formën e tij në prag të duelit kthyes ndaj Liverpoolit në UEFA Champions League./Indeksonline/