Dembele zbulon se mesazhi i parë që i erdhi pasi e fitoi Topin e Artë ishte nga Leo Messi

Ousmane Dembele të hënë fitoi çmimin e Topit të Artë për vitin 2025.
Sulmuesi francez fitoi garën ndaj Lamine Yamal dhe bashkëlojtarit të tij te PSG-ja, Vitinha, shkruan IndeksOnline.
Ai gjatë një interviste për ”L’Equipe” pasi fitoi Topin e Artë, tha se i pari që e uroi për këtë çmim, ishte Lionel Messi.
“Kush më uroi i pari për Topin e Artë? Leo Messi! Ai më dërgoi një mesazh direkt.”, tha Dembele./IndeksOnline/