75 Mall Live Search
21:39 / E Martë, 23 Mars 2021 / C E

Dembeles i bie të fikët në stërvitjen e Atletico Madrid

Stërvitja e së martës është kthyer në frikë në skuadrën e Atletico Madridit.

Sulmuesi Moussa Dembele është alivanosur dhe ka rënë pa ndjenja derisa po stërvitej, shkruan Indeksonline.

Shokët e tij të skuadrës shpejt i erdhën në ndihmë përpara se të thërrisnin për ndihmë nga stafi mjekësor, i cili kaloi disa minuta në përpjekje për të ringjallur lojtarin.

Natyrisht kishte një shqetësim të madh për ish-futbollistin e Fulham dhe Celtic, por për fat të mirë ai përfundimisht u rikuperua dhe ishte në gjendje të linte fushën pa ndihmë.

Besohet se presioni i ulët i gjakut ishte shkaku i incidentit dhe problemi nuk duket të ketë qenë ndonjë gjë më serioze. /IndeksOnline/