75 Mall Live Search
12:41 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dëme nga reshjet e shiut në Podujevë, Rudari thotë se u shkaktuan edhe nga mbeturinat që bllokuan kanalet e lumenjve

Kohët e fundit, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e vazhdueshme të shiut, ku edhe janë shkaktuar dëmë të në disa komuna.

Dëme janë regjistruar edhe në Komunen e Podujevës, me ç’rast nga Ministrja e Bujqësisë kanë dalë për të parë situatën nga afër.

“Kemi dalë për të parë dhe bërë raportin e vlerësimit. Të shohim me Ministrinë e Bujqësisë dhe ne si komunë çfarë të bëjmë. Përmbytjet janë shkaktuar edhe për shkak të nxënies së kanaleve të shtretërve të lumenjve me ngushtimin e hapësirave të tyre, por edhe për shkak të mbeturinave për shkak se disa individë të papërgjegjshëm i hedhin ato”, ka thënë për Indeksonline, nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari.

Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik gjatë ditës së djeshme raportoi për mundësi përmbytjesh në rajonin e Prishtinës, Podujevës dhe të Dukagjinit për shkak të intensitetit të reshjeve të shiut./Indeksonline/