Dëme të mëdha nga shiu edhe në Pejë, uji depërton brenda shtëpive në fshatin Rashiq

Dëmet e shkaktuar nga reshjet e shiut, që po vazhdojnë në vendin tonë në vazhdimësi i kemi raportuar gjatë ditës së sotme.
Ndonëse dëme ka pasur gjithandej Kosovës, më i godituri mbetet Rrafshi i Dukagjinit, nga qytetarë të shumtë në vazhdimësi na kanë treguar për situatën e vështirë që aktualisht po përballen nga reshjet e shiut.
Një rast i tillë është në fshatin Rashiq të Pejës, ku një qytetar tregon për IndeksOnlinen se si pas vërshimeve, uji i ka depërtuar edhe brenda shtëpisë, më saktësisht në kuzhinën e tij.
Atij i janë prishur nga reshjet elementet e kuzhinës, mirëpo dëmi nuk ka përfunduar këtu.
Brenda stallës ku mban lopën i janë prishur makineri të ndryshme.
Ai tregon se në ndihmë i kanë dalur zjarrfikësit, të cilët ia kanë shpëtuar lopën dhe qenin e tij.
IndeksOnline ju sjell pamje:



