75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / MSH

Dëmet e shkaktuara nga stuhia e sotme, Rama me njoftim për qytetarët e Prishtinës

Gjatë ditës së sotme, në Prishtinë pati stuhi të shoqëruar me erëra të forta dhe shi.

Kjo ka bërë që në kryeqytet të shkaktohen disa dëme.

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë të gjitha njësitet përkatëse janë të angazhuara në terren për sanim të dëmeve të shkaktuara.

May be an image of 6 people and tree

“Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën” ka thënë Rama.

May be an image of 3 people and tree
May be an image of 5 people and tree

Kryetari i kryeqytetit ka falendëruar ndërmarrjen “Hortikultura” e cila ka reaguar shpejt në këtë situatë.

Më herët, Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes me automjete, si dhe të kontaktojnë numrat emergjentë në raste nevoje.