Dëmet e uraganit në Alabama
Së paku 23 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur në Alabama, pas dy uraganeve në këtë vend.
Këto dy uragane kanë dëmtuar ndërtesa, shtëpi e rrugë të shumta.
Personat të cilët u përballen me këto dy uragane, kanë përshkruar këto uragane si diçka të tmerrshme.
“Ishte sikur në zonë lufte”, tha një zonjë e cila qëndroi në dollap derisa uragani u qetësua.
“Qëndruam në dollap për një kohë të gjatë, nuk kishim kulm mbi kokë. Nuk e dija nëse e hapja dollapin çfarë do të binte”, shtoi ajo.
Në videon më poshtë mund të shihni dëmet që uraganet kanë shkaktuar në Alabama. /Indeksonline/