75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 05 Janar 2021 / k.v

Dëmet materiale që shkaktoi shpërthimi në Ferizaj (Foto)

Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, përveç që ka lënduar mbi 40 qytetarë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton IndeksOnline.

Lokali në të cilin ka ndodhur shpërthimi është shkatërruar tërësisht, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në objektet përballë lokalit.

Njësitet përkatëse përfshirë edhe ekspertët e zjarrit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin për të konstatuar se si ka ndodhur shpërthimi./IndeksOnline/