75 Mall Live Search
09:47 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / AR

Dëmet në bujqësi, Qeveria sot ndan paratë për kompensimin e dëmeve

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:00.

Në rendin e ditës është edhe ndarja e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve natyrore në disa komuna.

“Shyqyrtimi i kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve natyrore në bujqësi në komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skënderaj, Rahovec dhe Podujevë”, thuhet në pikën 9 të rendit të ditës./Indeksonline/