75 Mall Live Search
14:16 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Demet Ozdemir në lidhje me aktorin Kerem Bursin?

Aktorja turke, Demet Ozdemir duket se nuk i ka punët mirë me çështjet e zemrës. Së fundmi ajo ka qenë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private. Vitin e kaluar, aktorja 28- vjeçare u përfol për një lidhje me Can Yaman, lidhje e cila më vonë u konfirmua. Shumë shpejt çifti i dhanë fund romancës së shkurtër.

Në fillim të këtij viti, Demet nisi një lidhje me një biznesmen turk. Gjithçka dukej se po shkonte mirë pasi u tha se aktorja ishte prezantuar edhe me prindërit e partnerit. Mirëpo edhe kjo lidhje përfundoi me ndarje.

Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se Demet është lidhur me aktorin turk Kerem Bursin. Sipas mediave turke çifti është në fazat e fillimit të një lidhjeje dhe po njohin njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Demet u bë shumë e famshme me rolin e “Sanemit” në serialin “Erkenci kus”.