09:24 / E Diele, 18 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Dëmet që shkaktoi tërmeti në Francë, ka të lënduar

Të paktën dy persona u plagosën qendra qindra të tjerë u evakuuan nga banesat e tyre si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi një ditë më parë Francën.

Dëmet më të mëdha u regjistruan në qytetin perëndimor të La Laigne, atje ku është dhe numri i personave që janë larguar nga banesat e tyre për shkak të dëmeve.

Tërmet me magnitudë 5.8 Rihter u ndje nga Rennes deri në veri perëndim të Bordeaux, teksa dëme pati dhe shkolla dhe kisha. Autoritetet ndërkohë kanë shpallur qindra shtëpi si të pabanueshme.

Tërmetet me magnitudë mbi 5 ballë Rihter janë të pazakontë në Francë dhe i fundit në një shkallë të tillë u regjistrua në 2019.

Kryeministrja Élisabeth Borne vizitoi disa nga zonat e prekura dhe premtoi se qeveria do të ndihmojë për rindërtimin e dhjetëra shtëpive.