Demhasaj inkuadrohet nga banka rezervë dhe shënon dy gola për skuadrën e re

Sulmuesi kosovar, Shkëlqim Demhasaj ka arritur ta gjej portën tek skuadra e re, Grasshoppers në ndeshjen kundër Wil.
Ai u inkuadrua në minutën e 20-të, pasi sulmuesi , Bonatini u lëndua dhe u detyrua të largohet, transmeton Indeksonline.
Në minutën e 37-të, mesfushori shqiptar, Emir Lenjani arriti të asistoj për Demhasajn i cili e hapi llogarinë në këtë ndeshje.
Pastaj në pjesën e dytë, në minutën e 49-të, Dembasaj arriti që përsëri ta gjej portën, duke shënuar golin e dytë personal.
Ekipi i tij shënoj fitore me rezultat 3:0. Me këtë fitore, skuadra e Demhasajt gjendet në pozitën e parë pas tri ndeshjeve të luajtura dhe ka mundësi të mirë që inkuadrohet në Superligën e Zvicrës sezonin e ardhshëm./Indeksonline/